Argjentina fiton pa Messi-n, e nderon sulmuesi i Atletico-s

Futboll

Argjentina fiton pa Messi-n, e nderon sulmuesi i Atletico-s

Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:08
Argjentina

Me shumë vështirësi, Argjentina ka fituar miqësoren e dytë të marsit ndaj Marokut me rezultatin 1-0. 

Megjithëse miqtë kishin mungesën e Messi-t, ata u munduan gjatë gjithë kohës të luanin në sulm dhe iu afruan golin jo pak herë. 

Megjithatë, tifozët argjentinas duhet të prisnin minutën e 84’ për të festuar golin e fitores. 

Ishte sulmuesi i Atletico Madrid Angel Correa ai që ka zhbllokuar rezultatin në fund të takimit duke i dhënë fitoren vendit të tij. 

Ky ishte testi i fundit i trajnerit Lionel Scaloni në prag të Copa America 2019. Pas paraqitjes zhgënjyese të premten ndaj Venezuelës, kjo fitore qetëson situatën në vendin e Amerikës së Jugut.  Edhe Maroku po përgatitet për një turne veror teksa do të marrë pjesë në Africa Cup of Nations 2019 që do të zhvillohet në Egjipt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat