Stërvitja e Kosovës përcillet nga media të huaja dhe tifozët

Futboll

Stërvitja e Kosovës përcillet nga media të huaja dhe tifozët

Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:40
Pamje nga stadiumi i Prishtines

Ndeshja miqësore e Kosovës kundër Danimarkës këtë javë ka zgjuar interesim të madh edhe nga jashtë, pasi media të huaja e kanë përcjell nga afër stërvitjen e verdhekaltërve.

Media të huaja dhe vendore, si dhe një numër i konsiderueshëm tifozësh, e përcollën nga afër stërvitjen e Kombëtares së Kosovës të martën në “Fadil Vokrri”, dy dytë para ndeshjes miqësore ndaj Danimarkës.

Bernard Challandes e stërviti ekipin “Dardan” të martën pasdite në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, për ta përgatitur për ndeshjen e së enjtes ndaj danezëve.

Gjatë stërvitjes, të pranishëm në stadium ishin disa media të huaja dhe një numër i konsiderueshëm tifozësh.

Kosova e pret Danimarkën të enjten në orën 19:00 në një ndeshje miqësore, para se ta nisë fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 kundër Bullgarisë më 25 mars, po ashtu në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat