Futbollistët i presin me padurim dy sfidat e radhës kundër Danimarkës dhe Bullgarisë

Futboll

Futbollistët i presin me padurim dy sfidat e radhës kundër Danimarkës dhe Bullgarisë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:02
Futbollistët i presin me padurim dy sfidat e radhës kundër Danimarkës dhe Bullgarisë

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Danimarkës, që zhvillohet më 21 mars. Pas stërvitjes së djeshme ku morën pjesë vetëm disa futbollistë, sonte, përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët, me përjashtim të Valon Berishës dhe Hekuran Kryeziut, të cilët nuk janë grumbulluar për shkak të lëndimeve. Pas vrapimit të zakonshëm në fillim të stërvitjes, futbollistët e Kosovës nën udhëheqjen e përzgjedhësit Challandes dhe stafit të tij kanë bërë ushtrime taktike me topin, ku është punuar si në lojën mbrojtëse edhe në atë sulmuese.
Atmosfera në ekipin kombëtar është jashtëzakonisht e mirë dhe të gjithë futbollistët i presin me padurim dy sfidat e radhës kundër Danimarkës dhe Bullgarisë, të vetëdijshëm se tani edhe niveli i kundërshtarëve është shumë më i lartë se i rivalëve në Ligën e Kombeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat