Pas disfatës kundër Atleticos, Ronaldo lavdërohet për sukseset e tij

Futboll

Pas disfatës kundër Atleticos, Ronaldo lavdërohet për sukseset e tij

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 08:11
Cristiano Ronaldo

Pasi Juventusi u mposht me rezultat 2:0 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Atletico Madridit, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo u largua nga Wanda Metropolitano i pakënaqur.

Gjatë ndeshjes, sulmuesi i Juventusit nuk u prit mirë nga tifozët e Atleticos Madridit, për shkak të nëntë sezoneve që portugezi kishte qenë lojtar i Real Madridit. Ronaldo iu përgjigj kësaj duke i ngritur pesë gishtat e dorës për t’i treguar pesë titujt e Ligës së Kampionëve që i ka.

Pastaj në zonën ku qëndrojnë gazetarët, përderisa po largohej nga stadiumi, Ronaldo u sigurua t’ua bëjë të gjithëve të ditur këtë rekord të tij. Ai e mbajti fillimisht dorën e ngritur me pesë gishta, e pastaj me asnjë: “Unë i kam pesë tituj të Ligës së Kampionëve dhe Atletico nuk e ka asnjë”.

Edhe kur u pyet për mundësitë që Atletico Madridi të dalë fitues nga kjo sfidë dhe të kualifikohet në çerekfinale, Ronaldo preferoi t’ia lë të ardhmes.

“Do ta shohim në ndeshjen kthyese”, deklaroi ai.

Detyra e Juventusit do të kishte qenë më e lehtë nëse ata do ta kishin shënuar të paktën një gol si mysafir. Megjithatë, gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese, që do të zhvillohet në stadiumin Allianz, më 12 mars. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat