Chelsea pas Arbër Zenelit

Futboll

Chelsea pas Arbër Zenelit

Më: 17 janar 2019 Në ora: 17:31
Arbër Zeneli

Viti 2019 po del të jetë i destinuar për yjet e Përfaqësueses së Kosovës.

Pas shumë lajmeve rreth interesimeve të Milanit dhe Barcelonës për Edon Zhegrovën, është tani një tjetër lojtar i Kosovës që mund të ndërrojë skuadër, duke iu bashkuar një gjiganti evropian.

Bëhet fjalë për Arbër Zenelin, futbollistin më të mirë të Kosovës në Ligën e Kombeve.

‘Sky Sports’ raporton se skuadra e Chelsea do të monitorojë nga afër progresin e anësorit të Kosovës.

Të dielën, skautë të shumtë nga Evropa, përfshirë edhe ata të Galatasaray do të nisën drejt Amsterdamit, për të parë nga afër paraqitjen e Zenelit ndaj Ajaxit, në sfidën e vështirë të skuadrës së tij, Heerenveen.

Kartoni i Arbër Zenelit vlerësohet rreth pesë milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat