Icardi takohet nesër me drejtuesit e Interit

Futboll

Icardi takohet nesër me drejtuesit e Interit

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:15
Mauro Icardi

Agjentja e Mauro Icardit, dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij, Wanda Nara, raportohet se do të takohet nesër me drejtuesit e Interit për të biseduar lidhur me kontratën e re.

Sipas Gianlucia Di Marzios, dy palët do të takohen ballë për ballë pas spekulimeve të shumta lidhur me rinovimin e yllit argjentinas.

Kapiteni i zikaltërve ka edhe dy vite e gjysmë kontratë, mirëpo ai dëshiron pagë më të lartë.

Wanda Nara ka kërkuar që bashkëshorti i tij së paku ta ketë një pagë prej 9 milionë eurove për stinor, dhe nesër pritet të kuptohet se a do të arrijnë palët marrëveshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat