Tottenham mbetet pa sulmues, Pochettino: Është një mundësi e mirë për ne

Futboll

Tottenham mbetet pa sulmues, Pochettino: Është një mundësi e mirë për ne

Më: 17 janar 2019 Në ora: 06:22
Pochettino

Pas dëmtimit të Harry Kane dhe largimit të Heung Min-Son në kombëtare për Lojërat Aziatike, skuadra e Tottenham ka mbetur pa një sulmues. Një lajm që ka penalizuar një nga ekipet pretendente për titull këtë sezon në Premier League, por trajneri Mauricio Pochettino nuk e sheh këtë situatë pa një rrugëzgjidhje.

Trajneri argjentinas shprehet se situata e krijuar nuk do të ndikojë aspak te skuadra dhe se nuk do të bëjë asnjë ndërhyrje në merkato. “Son është vetëm për pak kohë në Azi dhe do të rikthehet. Ne jemi gjetur në situata të tilla edhe më parë këtë sezon. Kjo që na ka ndodhur nuk do të ndikojë në planet tona për të ardhmen”, tha Pochettino.

“Ne jemi gjithnjë gati për të testuar diçka të re edhe pse e dimë që do të jetë e vështirë. Kjo është një mundësi e mirë për mjaft lojtarë që kanë qëndruar shumë në stol, për të treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Ata ndoshta mund të mos kenë talentin e Harry Kane, por kjo nuk duhet të jetë një shfajësim për ata dhe për ne”, u shpreh Pocchetino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat