Fotografi unike të liqenit të ngrirë në Siberi - Bota Sot
E hënë, 16 korrik 2018
  • Fotografi unike të liqenit të ngrirë në Siberi

    Miko?aj Gospodarek është një fotograf nga Polonia i cili ka përmbushur ëndrrën e tij duke udhëtuar në Siberi atje ku edhe realizoi disa foto.

    Siberia, siç thotë ai për Bored Panda, e ka mahnitur me madhështinë e saj.

    Imazhet e kapura nga ai janë bërë kryesisht në liqenin e ngrirë Baikal.

    “Udhëtimi ishte shumë i rrezikshëm por në të njëjtën kohë jashtëzakonisht interesant. Kjo ishte njëra nga aventurat më intriguese në jetën time. Akulli i liqenit ishte i trashë 1 metër. Udhëtimi u pengua nga shumë gjëra, dëbora dhe të çara të mëdha”, tha Gospodarek.

    “Fotografitë që kam bërë janë unike. Akulli do të kthehet dimrin e ardhshëm mbi liqenin Baikal por nuk do të duket më i njëjtë”.

1 / 8
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat