E shtunë, 20 prill 2024
  • Festa në Zagreb

    Kroacia mbrëmë triumfoi me penallti me rezultat 3:2 kundër Danimarkës, pasi që sfida në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi me rezultat 1:1. Kroacia kështu u kualifikua në çerekfinale dhe do të takohet me Rusinë, ndërsa në kryeqytetin e Kroacisë shpërtheu festa. Mijëra qytetarë festuan me fishekëzjarre fitoren historike ndaj Danimarkës. /BS