E premte, 19 prill 2024
  • Pamje magjike

    Kjo foto është bërë në Opojë. Opoja ka një qytezë dhe 18 fshatra, kufizohet më territorin e Prizrenit në veri, në veriperëndim me Zhurin, në lindje me Lezin dhe Struzhen, në juglindje më territorin e Maqedonisë, në perëndim më territorin e Krahinës së Gorës. Opoja gjindet ndërmjet Gorës, Prizrenit dhe Malësisë së Tetovës. Territori i Opojës shtrihet në gjerësinë gjeografike 42º 00' 18" N dhe 42º 09' 04" N dhe në gjatësinë gjeografike 20º 36' 17" E dhe 20º 47' 40" E. Opoja është fushëgropë malore me lartësi mesatare mbidetare 1380 m e cila në krahasim me Gorën që është shumë më e ulët se lartësia mesatare e saj prej 1704 m.