Hamilton, 53 orë fluturime në 10 ditë - Bota Sot
Hamilton, 53 orë fluturime në 10 ditë

Formula 1

E shtunë, 22 shtator 2018

Hamilton, 53 orë fluturime në 10 ditë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 15:13
Lewis Hamilton

Me një kuti me kokoshka, Lewis Hamilton ka hipur në avion pak ditë më parë, për të kryer një udhëtim prej 21 orësh.

Kaq ishte distanca e lëvizjes së tij të fundit nga Nju Jorku deri në Singapor, ku këtë fundjavë do të zhvillohet gara e Formulës 1.

Por, që nga gara e shkuar e Monzës, piloti britanik i Mercedesit ka qëndruar në ajër për 53 orë.

Në këto 10 ditë, ai ka kryer 24.829 milje kryesisht për të promovuar sponsorët e tij personal. Ai ka udhëtuar nga Milano në Londër, nga Londra në Shanghai, nga Shanghai në Londër, nga Londra në Nju Jork dhe nga Nju Jorku në Singapor.

Pas këtyre udhëtimeve kaq të shumta, në një periudhë kaq të shkurtër, të gjithë pyesin sesi mund të jetë gjendja e tij për duelin që ka me rivalët e garave.

“Jam shumë mirë, kjo lëvizje dhe aktivitetet e shumta më japin edhe më shumë motivim”, ka deklaruar britaniku. Ndërkohë, rivali i tij më i madh, Sebastian Vettel, gjatë këtyre 10 ditëve nuk ka bërë thuajse asgjë, përveçse disa orë peshkim dhe ka qëndruar pranë familjes së tij në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test