Arrivabene: Kampionati është ende i gjatë

Formula 1

Arrivabene: Kampionati është ende i gjatë

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 14:53
Arrivabene: Kampionati është ende i gjatë

Edhe pse Ferrari ngjiti dy pilotë në podium në garën e Formula 1 të zhvilluar në Hungari, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, Maurizo Arrivabene, është shprehur: “Natyrisht që fitorja ishte objektivi ynë, pasi një vit më parë arritën dy vendet e para. Por Hamilton nuk gaboi në asgjë edhe pse ne bëmë një garë të përkryer dhe i çuam të dy pilotët në podium”. “Duke parë se si rrodhi gara dhe duke ditur që ky cirkuit nuk është aspak i lehtë, mund të konsideroj si rezultat pozitiv faktin që jemi në podium me dy makina. Kampionati është ende i gjatë, tani nisin pushimet dhe ju garantoj se do të punojmë fort”, tha Arrivabene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat