Hamilton niset i pari në Hungari

Formula 1

Hamilton niset i pari në Hungari

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 22:55
Hamilton niset i pari në Hungari

Drejtuesi i Mercedesit, Lewis Hamilton, është konfirmuar edhe një herë si fenomen në shi.

Piloti britanik siguroi ‘pole position’ në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Hungarisë, duke lënë pas shokun e skuadrës Valteri Bottas dhe Kimi Raikkonen me Ferrari.

Piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili e pati vështirë në pistën e lagur, ka arritur ta sigurojë vetëm vendin e katërt.

Paraqitje zhgënjyese edhe për Red Bullin, me ç’rast Max Verstappen u rendit në vendin e shtatë, ndërsa Daniel Ricciardo në të dymbëdhjetin.

Kujtojmë që Hamilton ishte mbresëlënës në javën e kaluar duke arritur ta fitojë garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë.

Ai i befasoi të gjithë duke arritur të triumfojë edhe pse kishte nisur nga vendi i 14-të.

Hamilton me bolidin e tij Mercedes zhvilloi një garë ‘të çmendur’ duke i lënë të gjithë prapa. Ai mbetet favorit për të fituar edhe në Hungari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat