Alonso para sfidave të mëdha

Formula 1

Alonso para sfidave të mëdha

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 17:06
Alonso para sfidave të mëdha

Pas dy garave që do të zhvillohen më datat 22 dhe 29 korrik në Formula 1, respektivisht në Gjermani e Hungari, piloti spanjoll Fernando Alonso i McLarenit do të marrë pjesë edhe në dy gara të kampioantit Endurance, të cilat do të zhvillohen në Fuji dhe Shangai. “Nuk ka për të qenë e lehtë, ashtu sikurse edhe e prisja. Por e kemi programuar kalendarin në mënyrë të tillë që të jem kudo. Do të udhëtojmë në shumicën e kohës, nga e mërkura në të dielën dhe do t’i kemi valixhet gjithnjë gati. Do të jenë 8 gara në 9 javë, ku do të zbres në pistë çdo fundjavë, mes Botërorit të Formula 1 dhe atij të Endurance”, ka thënë Alonso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat