Marquez: Ndaj Valentinos nuk është e lehtë të fitosh

Formula 1

Marquez: Ndaj Valentinos nuk është e lehtë të fitosh

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 16:37
Marquez: Ndaj Valentinos nuk është e lehtë të fitosh

Marc Marquez doli fitues në garën e fundit të MotoGP-së, atë të zhvilluar në pistën gjermane të Sachsenring. “Nuk ishte e lehtë të menaxhoje konsumin e gomave, por rrezikova, duke pilotuar përtej limiteve të motorit në mesin e garës për të krijuar epërsinë e duhur. Ia dola mbanë, ndaj dhe kjo fitore është e rëndësishme, pasi nis pushimet me një epërsi të konsiderueshëm karshi rivalëve”, tha  Marquez. Ai ka 46 pikë epërsi ndaj Valentino Rossit, i dyti në klasifikimin e përgjithshëm. “Forca ime? Fizik dhe përqendrim, një garë ku arsyetova dhe rrezikova edhe pse ndaj Valentinos nuk është e lehtë të fitosh”, ka thënë Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat