Kur femrat luftojnë me makina - Bota Sot
Kur femrat luftojnë me makina

Formula 1

E premte, 21 shtator 2018

Kur femrat luftojnë me makina

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:08
Kur femrat luftojnë me makina

Është mbajtur gara e parë në automobilizëm, në disiplinën auto sllallom për këtë vit në konkurrencën e femrave. Gara u mbajt në Prizren nën organizimin e Auto Klubit Prizreni D&G në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës. Pjesëmarrëset garuan në dy kategori, ajo deri në 1400 ccm dhe deri në 2000 ccm. Në përgjithësi gara është karakterizuar me rivalitet, ndërsa edhe interesimi nuk ka munguar. Nuk ka pasur asnjë incident dhe femrat pjesëmarrëse dëshmuan se janë vozitëse të mira. Në kategorinë deri 1400 ccm e para doli Afërdita Ruva e AK Prishtina me Citrown, ndërsa në kategorinë deri 2000 cmm më e shpejta ishte Fetije Halimi po ashtu me golf. Planifikohet që gara në konkurrencën e femrave të organizohen më shpesh.

Rezultatet:

Kategoria deri 1400 ccm:

1.Afërdita Ruva (Citroën – Prishtina) 0:49.164

2. Nersin Vetimi (Renault Twingo Prizreni D&G) +02.869)

3.Edina Kovaci (Renault Clio - Prizreni D&G) +03.495

4.Valentina Milosevska (Opel Corsa - N/A) +05.376

5.Amira Tolaj (Fiat - Prizreni D&G) +07.243

Kategoria 2000 ccm

1.Fetije Halimi (Golf - Prishtina) 0:48.928

2.Fatma Vehapi (Audi - Prizreni D&G) +00.407

3.Bejtullah Ruxhi (Citroen - Prizreni D&G) +04.148

4.Blerta Bytyqi (Opel Zafira - Prizreni D&G) +04.278

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test