MotoGP, habit Pedrosa: Tërhiqem në fund të sezonit - Bota Sot
MotoGP, habit Pedrosa: Tërhiqem në fund të sezonit

Formula 1

E shtunë, 22 shtator 2018

MotoGP, habit Pedrosa: Tërhiqem në fund të sezonit

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 17:20
Dani Pedrosa

Dani Pedrosa ka njoftuar papritur se ky është sezoni i tij i fundit në MotoGP.

Piloti spanjoll i Hondës do të dalë në pension në moshën 32-vjeçare, pasi marka japoneze nuk i rinovoi kontratën.

Pedrosa ka që nga viti 2006 që piloton për Repsol Honda. Negociatat me marka të tjera nuk kanë dhënë rezultat dhe Pedrosa vendosi që do të ishte më mirë po të largohej fare nga Moto GP.

“Është një vendim i vështirë pasi bëhet fjalë për sportin që dua, por nuk e përjetoj më konkurrencën si më parë dhe tani kam të tjera prioritete”, deklaroi Pedrosa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test