Raikkonen kërkon falje për aksidentin

Formula 1

Raikkonen kërkon falje për aksidentin

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:10
Raikkonen kërkon falje për aksidentin

Incidenti mes Kimi Raikkonen dhe Lewis Hamilton në garën e zhvilluar në pistën e Silverstone, në Angli, duket se më në fund është mbyllur. Ai aksident në xhiron e parë, që i krijoi mjaft probleme britanikut të Mercedes, solli mjaft polemika, por kanë qenë dy pilotët ata që i kanë vënë kapak çdo gjëje. Lewis Hamilton ka deklaruar se finlandezi i “kokëkuqes” i ka kërkuar ndjesë për atë aksident në kthesën e parë.

“Kimi erdhi tek unë pas garës dhe më kërkoi ndjesë për atë kontakt. Unë e pranova faljen e ti. Tani shoh përpara, mendoj për garën e ardhshme. për fat të mirë u rendita i dyti, duke limituar dëmet. Kontakti mes meje dhe Raikkonen ishte një kontakt i zakonshëm i garës dhe asgjë më shumë. Më vjen keq për zhurmën e madhe që është bërë, ndonjëherë njerëzit thonë gjëra të nxituara dhe të pamenduara mirë. Ne jemi pilotë dhe e njohim njëri-tjetrin”, tha Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat