Rosberg “thumbon” Hamiltonin

Formula 1

Rosberg “thumbon” Hamiltonin

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:59
Rosberg “thumbon” Hamiltonin

Gjatë gjithë fundjavës së fundit në Silverstone, Lewis Hamilton është prezantuar si një tifoz i madh i kombëtares angleze. Gjatë konferencës për shtyp të enjten ai ka lajmëruar se do të udhëtonte në finalen e madhe të Kupës së Botës më 15 korrik. Të shtunën, gjatë çerekfinales së Tre Luanëve, ai ka shëtitur me fanellën e Anglisë në bokse. Por ish-rivali i tij, tashmë ekspert te RTL, Nico Rosberg e njeh mirë dhe mendon se ai e ka ekzagjeruar. Kampioni për Bild: “Lewis në fakt nuk është fare tifoz futbolli. Kjo është e gjitha për “show”. Ai është fokusuar te Formula 1, dhe asgjë tjetër.”

Nuk është koment pa vend, duke parë se Hamilton nuk është treguar aq futboll-dashës një garë më parë në Rennes. Gjithsesi, Rosberg mendon se Hamilton është favorit për titullin kampion. “Mendoj se ai do ta fitojë. Mercedes është një skuadër shumë e fortë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat