Festë e dyfishtë për dashamirët e auto sportit në Kosovë - Bota Sot
Festë e dyfishtë për dashamirët e auto sportit në Kosovë

Formula 1

E mërkurë, 18 korrik 2018

Festë e dyfishtë për dashamirët e auto sportit në Kosovë

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 15:23
Festë e dyfishtë për dashamirët e auto sportit në Kosovë

E diela e kësaj fundjave do të jetë festë e dyfishtë për dashamirët e auto sportit në Kosovë, pasi në program janë dy gara. Së pari, do të mbahet gara në karting, e dyta për këtë kampionat, ndërsa menjëherë pas përfundimit të saj është gara në disiplinën drift, që pritet të jetë shumë atraktive.

Salla e Panaireve në Prishtinë do të jetë vend takimi i të gjithë atyre që dëshirojnë të shohin atraksione automobilistike. Paraqitja në garë për karting fillon në orën 08:30, ndërsa pas procedurave të zakonshme, parashikohet që gara zyrtarisht të fillojë në orën 11:00. Publikimi i rezultateve dhe shpallja e fituesve bëhet 30 minuta pas përfundimit të garës.

Ndërsa, paraqitja për garën në drift fillon në orën 13:00. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe brifingut me garues, xhiroja e parë e garës fillon në orën 15:00. Garat organizohen nga Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me klubet pjesëmarrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test