Hamilton dominon provat e lira në shtëpi - Bota Sot
Hamilton dominon provat e lira në shtëpi

Formula 1

E martë, 17 korrik 2018

Hamilton dominon provat e lira në shtëpi

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 14:36
Hamilton dominon provat e lira në shtëpi

Këtë fundjavë zhvillohet gara e Silverstonit, në Britaninë e Madhe, aty ku kampioni në fuqi i botës, Lewis Hamilton do të kërkojë maksimumin për t’u rikthyer në krye të klasifikimit për pilotë.

Pikërisht Hamilton ka rezultuar piloti më i shpejtë në sesionin e parë të provave të lira në pistën e Silverstonit, ku do të zhvillohet edhe gara e 10 e këtij Botërori të Formulës 1.

Zot shtëpie në këtë pistë, ai ka regjistruar kohën 1 minutë, 27 sekonda dhe 487 të mijëtat, duke lënë pas krahëve të tij, me goma të njëjta, Mercedesin tjetër të Valtteri Bottasit, me 367 të mijëtat më shumë.

Kryesuesi aktual i Botërorit për pilotë dhe sfiduesi kryesor për titull, Sebastian Vettel e ka ndalur kronometrin e Ferrarit të tij në 511 të mijëtat më shumë sesa britaniku, duke kapur momentalisht vendin e tretë. Ferraristi tjetër Kimi Raikkonen është futur mes dy pilotëve të Red Bullit, me Ricciardon përpara dhe Verstappenin pas tij, respektivisht nga vendi i 4 deri në të 6-in.

Hamilton do të tentojë të ringrihet në klasifikim, pas garës zhgënjyese të së dielës së kaluar në Spielberg të Austrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test