Hamilton: I zhgënjyer nga Mercedes - Bota Sot
Hamilton: I zhgënjyer nga Mercedes

Formula 1

E enjte, 20 shtator 2018

Hamilton: I zhgënjyer nga Mercedes

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 11:15
Hamilton: I zhgënjyer nga Mercedes

“Gara shkoi shumë keq si për mua ashtu dhe për Bottas. Një dështim për Mercedes. Tani duhet të mbledhim forcat, për të analizuar dështimin dhe të ecim përpara”, ka qenë komenti i Lewis Hamilton, i zhgënjyer nga gara e fundit zhvilluar në Austri, ku u detyrua të tërhiqej 7 xhiro nga fundi. Piloti britanik e mbylli garën pa asnjë pikë dhe humbi kryesimin e Botërorit. “Shigjetat e argjendta” nuk ishin paraqitur kaq dobët në garë prej kohësh, ndërkohë që të shtunën dy pilotët e saj dhanë kohën më të shpejtë, duke qenë në vijën e parë në nisjes.

Hamilton përpiqet të evitojë tragjedinë pas këtij rezultati dhe kërkon të karikojë skuadrën për të qenë gati për sfidën e radhës. “Kishim ritmin e më të mirëve, por gabuam në strategji dhe më pas gomat degraduan. Pikërisht gomat ndikuan në uljen e ritmit dhe Vettel më parakaloi. Ishte një fundjavë e vështirë, kasha kohë që nuk kalonim një moment të tillë. Besueshmëria na goditi keq në këtë moment të sezonit, ndaj duhet të punojmë shumë për të dalë nga kjo situatë, që nuk duhet të përsëritet më”, u shpreh Lewis Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test