Bardhyl Canolli është fitues i garës së tretë në disiplinën malore, e zhvilluar sot në Prevallë. Përveç fitores, Canolli ka arritur edhe rekord të ri në këtë shteg, duke shënuar kohë fantastike prej 01:23.880 minuta, në shtegun me gjatësi prej 2850 metra. Kjo ishte koha e Canollit në vozitjen e dytë, ndërsa në të parën pati kohë 01:24.361 minuta, derisa koha e tij e përgjithshme ishte 02:248.241 minuta.
“Është një kohë shumë e mirë dhe sigurisht që jam i kënaqur për këtë sukses. Në përgjithësi gara ka qenë interesante, pati rivalitet të madh dhe po ashtu edhe shikueshmëri. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në garat e ardhshme”, ka thënë Canolli, i cili në dy garat e fundit (Zym dhe Prevallë) i vendosi dy rekorde të reja me Radicall-in e tij.
Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Liridon Kalenderit, me Mitsubishi EVO 9, që po ashtu ishte shumë atraktiv për dashamirët e automobilizmit. Në krahasim me fituesin, Kalenderi ishte më i ngadalshëm për 09.028 sekonda.
Podiumi i fituesve u plotësua me Blerand Hasanajn, i cili pati kohën e përgjithshme prej 03:10.395 minuta, ose 22.154 sekonda vonesë krahasuar me Canollin.
Rezultatet sipas klasave:
Klasa 1 (deri 1150 ccm - A)
1. Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) 03.59.590
2. Emin Sabir (Yugo - Prizreni D&G) +01.333
3. Halil Çerreti (Yugo - Prizreni D&G) +10.643
Klasa 2 (mbi 1150 - 1400 ccm - N)
1. Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) 03:48.565
2. Burim Asllani (Suzuki - Ferizaj) +06.486
Klasa 3(mbi 1150 - 1400 ccm - E1)
1. Valon Mehmeti (Lupo - DTM) 03:35.203
2. Egzon Ukëhaxhaj (Opel - DTM) +17.162
Klasa 4 (mbi 1400 -1600 ccm - S)
1 .Bujar Gola (Peugeot - HCR Gjakova) 03:26.931
2. Valdet Kaçandolli (Suzuki – Kaçandolli PRT) +03.891
3. Rexhep Bytyqi (Honda - Ferizaj) +14.429
Klasa 5 (mbi 1400 - 2000 ccm - N)
1. Yll Rugova (Honda - HCR gjakova) 03:24.374
2. Faton Rama (Renault - RC Prishtina) +03.452
Klasa 6 (mbi 1600 - 2000 ccm - E1, A, SP)
1. Besfort Bunjaku (Opel - Ferizaj) )3:30.808
2. Shyqeri Zatriqi (Golf 1 - Gjakova 137) +05.678
3. Besfort Hana (Opel - HCR Gjakova) +06.849
Klasa 7 (mbi 2000 ccm - N)
1. Liridon Kalenderi (Mitsubishi - Prizreni D&G) 02:57.269
2. Belkin Fazliu (Renault - Prizreni D&G) +15.533
3. Gazmend Demolli (Opel - DTM) +18.365
Klasa 8 (mbi 2000 - 3000 ccm - E1)
1. Valon Jaha (BMW – Kaçandolli PRT) 03:25.472
2. Ismail Smani (BMW - Prizreni D&G) +00.663
3. Ernest Daka (BMW - DTM) +04.787
Klasa 9 (mbi 3000 ccm - E1)
1. Blerand Hasanaj (Opel - DTM) 03:10.395
2. Agron Shulina (Audi - Rahoveci) +26.169
Klasa F10 (E2)
1. Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) 02:248.241
Promo
1. Orhan Ahmet (Peugeot - N/A) 03:23.647
Plasmani gjeneral:
1. Bardhyl Canolli (Radicall SRB LM - Eurogoma RT) 02:48.241
2. Liridon Kalenderi (Mitsubishi EVO 9 - Prizreni D&G) +09.028
3. Blerand Hasanaj (Opel Astra GSi - DTM) +22.154
Renditja ekipore:
1. Prizreni D&G 60 pikë
2. Ferizaj 47
3. DTM 44