Pengoi rivalët, komisarët e pistës penalizojnë Vettel

Formula 1

Pengoi rivalët, komisarët e pistës penalizojnë Vettel

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 20:58
Ilustrim

Komisarët e pistës së Zwelteg, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1, kane vendosur të penalizojnë me 3 pozicione pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel. Ata e kanë konsideruar fajtor për pengesën që i bëri spanjollit Carlos Sainz gjatë provave zyrtare, çka i ka kushtuar ferraristit 3 pozicione në startin e garës që do të zhvillohet nesër.

Vettel u rendit i treti në provat zyrtare, por do ta nisë garën nga vendi i gjashtë. Vendin e Vettel e ka fituar shoku i tij i skuadrës Kimi Raikkonen, ndërkohë që nga një pozicion fitojnë edhe Max Verstappen me Red Bull dhe Romain Grosjean me Haas. Për sa i përket garës, konfirmohet se makinat Mercedes do të përdorin në start gomat supersoft, ndërsa ato Ferrari gomat ultrasoft.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat