Vashat e KFF ”Dukagjini” kampione për grup-moshën U16

Formula 1

Vashat e KFF ”Dukagjini” kampione për grup-moshën U16

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 10:36
Vashat e KFF ”Dukagjini” kampione për grup-moshën U16

Ndeshja e javës së fundit e Ligës së femrave U-16, ndërmjet “Dukagjnit” dhe “Mitrovicës”, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit dhe presidentit të FFK-së Fadil Vokrri. Të kujtojmë se me rastin e vdekjes së presidentit Vokrri FFK-ja kishte pezulluar të gjitha aktivitet, ndaj kjo ndeshje u zhvillua sot në stadiumin e qytetit në Klinë. Ndeshjen e mbizotëruan plotësisht vajzat e KFF”Dukagjni”, të cilat ishin më të mira se mitrovicaset si në lojë ashtu edhe me rezultat që u mbyllë me rezultat 6:0 dhe të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë. Serinë e golave e nisi Elma Kadriu kur shënoi në minutën e 37-të, ndërsa vazhdoi me Agenesa Gashin e cila shënoi në minutën e 45-të dhe 51-të. Ndërkaq Sofikje Kadriu shënoi në minutën e 47-të dhe Erblina Berisha shënoi në minutën e 54-të për rezultatin 5:0. Ishte futbollistja Elsa Dakaj, që mbylli serinë prej 6 golave si dhe ndeshjen. Në fund kupën skuadrës së Dukagjinit ia dorëzoi anëtarja e KE dhe kryetarja e Komisionit  për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi, e cila po shoqërohej edhe nga menaxherja e futbollit të femrave znj. Valbonë Gashi. Ndeshjen kishin ardhur për ta ndjekur edhe drejtues të komunës së Klinës dhe disa qindra shikues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat