Verstappen debuton në Francë

Formula 1

Verstappen debuton në Francë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 13:14
Verstappen debuton në Francë

Të dielën e ardhshme, Botërori i Formula 1 do të transferohet në Francës. Për herë të parë që pas vitit 1990 do të garohet në cirkuitin e Paul Ricard, vit kur piloti holandez Max Verstappen nuk kishte lindur, ndaj për pilotin e Red Bull ky është një debutim në pistën franceze. “Për mua është një sfidë e re, por mendoj se për shumë pilotë kjo është hera e parë që garojnë në këtë pistë. për mua është një sfidë tërheqëse, një pistë e re dhe mezi pres të garoj ato”, tha Verstappen.

“Nga ajo që kam parë është një pistë e fuqishme, me pjesë të drejta të gjata, por ka edhe disa kthesa ku Red Bull mund të bëjë diferencën. Megjithatë, mbetet një pistë e panjohur për mua, ndaj nuk mund të bëj parashikime se çfarë mund të arrij. Mezi e pres këtë garë, pasi është pranë afër shtëpisë time. Mendoj se është interesante një garë në Francës, pasi këtu kam shumë fansat”, u shpreh më tej Max Verstappen, në kërkim të suksesit të parë sezonal me makinën Red Bull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat