Hamilton: Një moment negativ, por nuk heqim dorë nga titulli

Formula 1

Hamilton: Një moment negativ, por nuk heqim dorë nga titulli

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 23:03
Lewis Hamilton

“Nuk do të lejoj asnjë të dyshojë në aftësitë e mia, në synimet e mia për fitimin e titullit kampion edhe këtë vit”, u shpreh Lewis Hamilton, pas disa problemeve që makina Mercedes ka patur në dy garat e fundit. Dy vende të katërta, në Montekarlo dhe Montreal, kanë zbritur nga krue i renditjes pilotin britanik të Mercedes, që tashmë ndodhet i dyti, 1 pikë pas Sebastian Vettel (Ferrari).

“Nëse jam ende në pistë, do të thotë se garoj për të fituar, se besoj te titulli, sepse besoj se mund t’ia dalim mbanë. Unë kam 100% besim te skuadra. Për mua nuk ka rëndësi se ku e nis garën dhe nuk mendoj para garës së mund ta humbas sfidën. Unë mendoj vetëm se sit a mund rivalin, se si të jem ende më i mirë. Dhe këtë gjë do të vazhdoj ta bëjë deri në fund”, u shpreh Lewis Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat