Rossi: Besoj vërtet shumë te kjo garë e radhë

Formula 1

Rossi: Besoj vërtet shumë te kjo garë e radhë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 16:48
Rossi

Valentino Rossi është optimist. Këtë fundjavë italiani do të zbresë në pistën e Montmelo me Yamahan e tij për ndalesën e Katalunjës, cirkuit ky që për pilotin 39-vjeçar ka rezultuar gjithnjë fatsjellës.

Pikërisht në këtë pistë 9 herë kampioni i botës në Moto GP shënon një bilanc prej 10 fitoresh, prej të cilave 7 në klasin mbretëror. Me një distancë prej 23 pikësh nga lideri i klasifikimit, Marc Marquez, Valentino shpreson se me Yamahan këtë herë do të bëjë një performancë më kompetitive krahasuar me garën e Mugellos, të cilën e mbylli në pod.

“Besoj vërtet shumë te kjo garë e radhës, sikundër besoj se potenciali ynë është superior krahasuar me ndalesën e Italisë. Në testet e fundit morëm indicie pozitive. Kjo pistë është riasfaltuar dhe ky është një avantazh për Yamahan. Kemi vuajtur në disa pista të tjera, por tashmë duhet të tregojmë dhëmbët dhe të bëjmë sa më shumë pikë”.

Kjo garë do të jetë një sfidë e vërtetë për Rossin, që me Yamahan e tij do të tentojë të kapërcejë hendekun me Hondën dhe Ducatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat