Hamilton jep alarmin: Nëse vijojmë kështu s’konkurrojmë ndaj Ferrarit

Formula 1

Hamilton jep alarmin: Nëse vijojmë kështu s’konkurrojmë ndaj Ferrarit

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 09:45
Luis Hamilton

Luis Hamilton ka dalë i zhgënjyer me vendin e 5-të në Çmimin e Madh të Kanadasë, vend i cili bëri që britaniku të parakalohej në renditjen totale nga Vettel me 1 pikë.

“Nëse nuk punojmë mirë do të jetë e vështirë që ta mposhtim Ferrarin. Ata kanë një potencial të madh. Duhet ta mbajmë kokën ulur, e duhet të punojmë”, ka deklaruar Hamilton pas garës në Kanada.

Por për Hamilton edhe vendi i 5-të për të ishte shumë në këtë garë, pasi problemet me makinën mund të kishin bërë që ai të mos e kishte përfunduar garën.

“Fuqia e motorit vijonte të ngrihej e ulej në mënyrë të çuditshme, kishim frikë të ndonjë defekti, por fatmirësisht ia dola që ta përfundoja garën”, ka deklaruar piloti i Mercedes, duke shtuar se “Imagjinoja një fundjavë ndryshe, por për shkak të këtij problemi mund të kishte përfunduar edhe më keq”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat