Automobilistët e Kosovës vazhdojnë garën e disiplinës malore

Formula 1

Automobilistët e Kosovës vazhdojnë garën e disiplinës malore

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 17:39
Automobilistët e Kosovës vazhdojnë garën e disiplinës malore

Automobilistët e Kosovës do të vazhdojnë kampionatin me garën e disiplinës malore, e cila në këtë fundjavë mbahet në Zym. Sipas kalendarit të FASK-ut, në radhë ka qenë gara në Prevallë, por për shkak të aktiviteteve të shumta në atë pjesë, është bërë një ndryshim në kalendar. Sidoqoftë, pas garave në auto sllallom, drift e karting, garuesit kthehen në shtigjet malore, në garën e dytë pas asaj që u mbajt në Grashticë. Nuk ka asnjë dyshim se Zymi do të ketë festë automobilistike, duke marrë parasysh faktin që disa garues do të paraqiten me vetura të reja, investimet për të cilat kanë qenë shumë të mëdha. Të shtunën, prej orës 08:00-09:00 në program është paraqitja në garë, pastaj vijohet me verifikimin e dokumentacionit, brfifingu me garues për të përfunduar me dy vozitjet provuese, ndërsa të dielën janë dy vozitjet zyrtare. Përveç FASK-ut dhe Auto Klubit Prizreni D&G si organizatorë, për mbarëvajtjen e garës do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve. Për shkak të garës, në intervale të caktuara kohore do të ketë mbyllje të rrugës për veturat civile, por që FASK do të përpiqet që pritjet e tyre të jenë sa më të shkurtra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat