Verstappen sherr me gazetarët

Formula 1

Verstappen sherr me gazetarët

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 14:40
Max Verstappen

Max Verstappen ka shpërthyer kundër gazetarëve në konferencën për shtyp zhvilluar sot paradite në Montreal para garës së Çmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1. Ata e kanë pyetur për sjelljen e tij në pistë, duke qenë shkaktar i shumë aksidenteve, por kjo nuk i ka pëlqyer talentit të Red Bull, që tha: “Më akuzoni gjithnjë për të njëjtën gjë, por herën tjetër do t’ju godas dhe përplas juve”, tha holandezi.

“Nuk kam pse të ndryshoj mënyrën time të pilotimit. Sezoni im nuk ka nisur mirë, kritikat kanë qenë të shumta, por unë jam gati për të fituar çdo garë. Unë besoj se do të flas në pistë këtë herë, për të korrur në Kanada suksesin e parë sezonal dhe jam përgatitur ashtu si gjithnjë për këtë sfidë të radhës”, tha Max Verstappen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat