Ducati thumbon Lorenzon

Formula 1

Ducati thumbon Lorenzon

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 10:53
Ducati thumbon Lorenzo

“Para garë së ardhshme të Moto GP, atë që zhvillohet pas dy javësh në Barcelonë, do të mësoni emrin e pilotit të ri të Ducati”, ka deklaruar sot Paolo Ciabatti, drejtori sportiv i motori italian, që konfirmon largimin e spanjollit Jorge Lorenzo edhe pse ky i fundit fitoi ditën e diel në pistën e Mugello. Ky ishte suksesi i parë i Lorenzo me motorin italian, sukses që sipas drejtuesve të Ducati erdhi shumë vonë, pas një viti e gjysmë.

“Na lini edhe disa ditë kohë për t’u menduar, por para garës së Barcelonës do të konfirmojmë gjithçka. Për të sjellë Jorge te Ducati sakrifikuam shumë, sidomos financiarisht dhe prisnim më shumë nga ai. Kjo fitore na gëzon, por erdhi shumë vonë.Tashmë nuk ka asnjë vlerë”, tha Ciabatti për mediat italiane, duke konfirmuar se Danilo Petrucci ose Jack Miller mund të jenë zëvendësuesit e Lorenzo te motori italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat