Garë interesante në karting

Formula 1

Garë interesante në karting

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 18:02
Garë interesante në karting

Gara e parë në disiplinën e kartingut, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës, e zhvilluar në Qendrën e Panaireve, në Gazimestan, ka përfunduar pa asnjë incident, ndërsa përkundër temperaturave të larta, të rinjtë që u paraqitën në garë u treguan mjaft të përqendruar dhe njëkohësisht arritën rezultate të mira.

Ylli Maliqi, (Peja), Baran Karabeg (DTM), Liri Kalenderi (Prizreni D&G), Arbër Gutiqi (Peja) dhe Art Govori (Kaçandolli PRT) fituan në klasat e tyre përkatëse, ndërsa paraqitje të mirë patën edhe Albion Maliqi, Enis Maliqi dhe Hidra Haxhihasani, të tre të Karting Klub Peja. Në kategorinë promo u paraqitën Eger Shabani dhe Omer Krasniqi, që po ashtu ishin interesant për shikuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat