Sfidë treshe për titullin, Vettel e Ricciardo të frikshëm

Formula 1

Sfidë treshe për titullin, Vettel e Ricciardo të frikshëm

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 13:29
Vettel, Ricciardo e Hamilton

“Është e qartë që këtë sezon do të jetë një sfidë treshe për titullin dhe personalisht e adhuroj këtë situatë”, ka deklaruar sot Lewis Hamilton, kampioni i botës në fuqi në Formula 1. Piloti i Mercedes dek,laron se përveç Sebastian vettel me Ferrarti konsideron si pretendent edhe piloti australian të Red Bull, Daniel Ricciardo. në gjashtë garat e para sezonale, këta tri pilotë kanë fituar secili nga dy gara dhe vetëm fakti që Hamilton ka qenë më konstant i ka dhënë atij kryesimin e Botërorit.

“Është sfida më e madhe që kam patur në karrierën time dhe na pëlqen edhe si skuadër. Më pëlqen edhe fakti që më duhet të gërmoj në aftësitë e mia teknike për të zbuluar më të mirën dhe të mësoj sa më shumë për të fituar. Punojmë fort të gjithë për të patur makinën më të mirë të mundshme në fundjavë, për të qënë të shpejtë të shtunën në provat zyrtare dhe konstantë të dielën në garë. Gjëra ndryshe që na kanë munguar, ndaj po argëtohem shumë”, tha Hamilton.

Megjithatë, piloti britanik i Mercedes besoj se makina italiane është ende më e shpejta. “Ferrari është ende makina më e fortë e këtij Botërori, një makinë që deri më tani ka funksionuar mjaft mirë. Edhe pse ne kemi punuar fort dhe jemi më mirë nga parashikimet, sërish “kokëkuqja” është një hap para nesh. Ndaj do të jetë një betejë e fortë mes Ferrarit, Mercedes dhe Red Bull, që ka karakteristika të veçanta dhe përshtatet mjaft mirë me pistat”, tha Lewis Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat