Rikthehet Valentino Rossi, pole position në Mugello

Formula 1

Rikthehet Valentino Rossi, pole position në Mugello

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 15:53
Valentino Rossi

Pas një mungese prej 1 viti e gjysmë Valentino Rossi rikthehet në pole position dhe këtë e arriti në shtëpinë e tij në Mugello, ku me kohën rekord 1.46.208 mori vendin e parë në nisje për garën e së dielës.

Piloti pesarez ka gjetur formën e tij më të mire këtë fundjavë, duke fluturuar në kualifikueset e Çmimit të Madh të Italisë, garës së gjashtë sezonele të Moto GP. Ky është pole position i 65 në karrierë për italianin që garon më Yamaha.

Rossi la pas dyshen e spanjollëve Lorenzo dhe Vinales që u ndanë me kohë shumë të ngushta me njëri-tjetrin. Iannone dhe Petrucci me Suzuki dhe Ducati ndanë vendin e 4 dhe të 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat