Daniel Ricciardo, “Princi” i ri i Montekarlos - Bota Sot
Daniel Ricciardo, “Princi” i ri i Montekarlos

Formula 1

E martë, 14 gusht 2018

Daniel Ricciardo, “Princi” i ri i Montekarlos

Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:18
Ilustrim

Daniel Ricciardo nuk e ‘uli gazin’ për asnjë moment në Montekarlo, pistë ku dominoi që nga provat e lira dhe deri në fund të garës.

Piloti australian i Red Bullit ishte vërtetë i jashtëzakonshëm këtë fundjavë, ndërsa pas Pole position-it rekord të djeshëm, arriti të mbyllë garën sërish në krye.

Menjëherë pas tij u renditën Sebastian Vettel me Ferrarin dhe Lewis Hamilton me Mercedes, dy pilotët që synojnë titullin kampion këtë sezon.

Vetëm vendi i katërt për Kimi Raikkonen, ndërsa pas tij u rendit piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas. Pas 6 garash të zhvilluara, renditja kryesohet nga Hamilton me 110 pikë, i ndjekur nga Vettel me 96.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test