Vettel: Hamilton te Ferrari? Do të më pëlqente

Formula 1

Vettel: Hamilton te Ferrari? Do të më pëlqente

Më: 23 maj 2018 Në ora: 18:44
Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton

Sebastian Vettel ndez zërat e merkatos së pilotëve të Formula 1.

Piloti gjerman i Ferrarit pranoi se do t’i pëlqente që të kishte shok skuadre britanikun Lewis Hamilton, deklaratë kjo që u bë në prag të Çmimit të Madh të Monakos, që do të zhhillohet këtë fundjavë.

“Hamilton te Ferrari? Nuk do të më vinte aspak keq. Askush nuk mund të dijë se çfarë do të ndodhë, por unë jam i sigurt se për të Mercedesi është prioritet dhe një ndryshim i tillë do të ishte një surprizë e madhe. Unë personalisht jam i kënaqur me situatën aktuale dhe i lumtur me raportin që kam me Kimi Raikkonen”, deklaroi Vettel.

Hamilton, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën me skuderinë gjermane, iu kundërpërgjigj menjëherë kësaj deklarate të rivalit të tij.

“Unë e Vettel shokë skuadre ndoshta do të ndodhë në Le Mans, kur të jemi më të vjetër në moshë. Përsa i përket Mercedesit, ka harmoni në skuadër dhe nuk e kemi me ngut rinovimin e kontratës”, tha Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat