Hamilton: Jam gati të garoj me të gjithë

Formula 1

Hamilton: Jam gati të garoj me të gjithë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 17:37
Lewis Hamilton

Piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton, ka folur për të ardhmen dhe mundësinë që një ditë të garojë me Ferrarin, aty ku sot është Sebastian Vettel.  “Unë jam gati të garoj me të gjithë, madje më pëlqen të dueloj me më të mirët, si Vettel apo Alonso, pasi kjo të ndihmon për t’u rritur nga ana profesionale”, tha Hamilton.  “Në Formula 1 çdo gjë është e mundur të ndodhë, ky është një sport i surprizave. Por unë e shoh të vështirë që të jem në një skuadër me Vettel në të ardhmen, sidomos në Formula 1. Por mund të pilotojmë të njëjtën makinë në garën 24 orëshe të La Mans, kjo mund të ndodhë një ditë. Unë nuk nxitohem për të rinovuar me Mercedesin, pasi i shoh gjërat në shumë këndvështrime”, tha Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat