Bottas: Sezon më i vështirë, titulli i hapur deri në fund

Formula 1

Bottas: Sezon më i vështirë, titulli i hapur deri në fund

Më: 19 maj 2018 Në ora: 15:43
Bottas

“Po i marrim garat një e nga një dhe besoj se fitorja do të vijë shumë shpejt”. I këtij mendimi është piloti finlandez Valtteri Bottas, që këtë sezon nuk ka korrur ende asnjë fitore me makinën Mercedes edhe pse i është afruar ndjeshëm suksesit. Pas 3 fitoreve të arritura sezonin e kaluar, Bottas priste një fillimkampionati edhe më të mirë këtë vit, për të dueluar për titullin, por fati duket se nuk e ka ndihmuar shumë.

“Këtë sezon, për të arritur te fitorja është shumë më e vështirë edhe pse kam dualuar fort dhe në ndonjë rast më ka munguar fati. Por mendoj se jam në gjendje të dueloj për titullin deri në fund dhe të vazhdoj paraqitjet e mira. Kam mësuar shumë nga makina Mercedes këtë vit, ndaj synoj shumë, por edhe vazhdoj të përmirësohem. Ky fillimsezoni është inkurajues dhe nuk heq dorë kollaj nga titulli”, tha Bottas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat