Fitues i garës, Gazmend Demolli

Formula 1

Fitues i garës, Gazmend Demolli

Më: 13 maj 2018 Në ora: 17:40
Fitues i garës, Gazmend Demolli

Është zhvilluar gara e parë në disiplinën malore, e treta në përgjithësi për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm. Në një konkurrencë mjaft të  fortë, fitues i garës është Gazmend Demolli i DTM-së, i cili me Opel Astra pati kohë prej  03:32.444 minuta (përfshirë të dyja vozitjet, ndërsa shtegu ishte i gjatë 3 kilometra). “Jam i kënaqur me suksesin e sotëm. Ishte një garë e mirë, me konkurrencë të fortë, ndërsa më e rëndësishmja është që nuk pati asnjë problem. Ishte përvojë e re për mua, pasi për herë të parë garova në klasën e 7-të. Sidoqoftë, vetura është në gjendje shumë të mirë, unë e dhashë maksimumin dhe suksesi nuk mungoi”, ka thënë Demolli. Pas tij në plasmanin e përgjithshëm u rendit  Reshat Shabanii AK Ferizaj, i cili me Subarun e tij u vonua për  03.268 sekonda, ndërsa podiumi u plotësua me Osman Tovërlanin e DTM-së, i cili u paraqit me Audi dhe 03.655 sekonda ishte më i ngadalshëm se fituesi. Në plasmanin ekipor, pozita e parë i takoi DTM-së me 50 pikë, para Prizreni D&G me 47 dhe Kaçandolli PRT me 42 pikë.

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1150 ccm - A)

1.Ismail Smani (Yugo - Prizreni D&G) 04:09.53

2.Emin Sabir (Yugo - Prizreni D&G) +01:325

3.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +05.477

Klasa 2 (mbi 1150-1400 ccm - N)

1.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G)

2.Burim Asllani (Suzuki - Ferizaj) +19.113

Klasa 3 (mbi 1150-1400 ccm - E1)

1.Valon Mehmeti (Lupo -DTM) 04:10.736

2.Egzon Ukëhaxhaj (Opel - DTM) +04.099

3.Endrit Efendia (Opel - HCR Gjakova) +20.498

Klasa 4 (mbi 1400-1600 ccm - S)

1.Valdet Kaçandolli (Suzuki - Kaçandolli PRT) 03:43.204

2.Leonit Thaqi (Peugeot - HCR Gjakova) +02.226

3.Premtor Taraku (Honda - Eurogoma RT) +05.815

Klasa 5 (mbi 1400-2000 ccm -N)

1.Faton Rama (Renault - RC Prishtina) 03:44.078

2.Hamit Mavriqi (Renault - RC Prishtina) +23.292

3.Artan Jahja (Peugeot - Kaçandolli PRT) +25.672

Klasa 6 (mbi 1600-deri 2000 ccm - E1, A, SP)

1.Besfort Hana (Opel - HCR Gjakova) 03:52.802

2.Arbër Rexhepi (Golf - Ferizaj) +05.207

Klasa 7 (mbi 2000 ccm - N)

1.Gazmend Demolli (Opel - DTM) 03:32.444

2.Belkin Fazliu (Renault - Prizreni D&G)+14.714

Klasa 8 (mbi 2000 ccm - N)

1.Valon Jaha (BMW - Kaçandolli - PRT) 03:47.230

Klasa 9 (mbi 3000 ccm - E1)

1.Reshat Shabani (Subaru - Ferizaj) 03:35.712

2.Osman Tovërlani (Audi - DTM) +03.655

3.Mitat Vuqitërna (Audi - Rahoveci) +06.155

Promo

1.Rejnald Zyli (Corado - N/A) 04.08.112

Plasmani gjeneral:

1.Gazmend Demolli (Opel - DTM) 03:32.444

2.Reshat Shabani (Subaru - Ferizaj) 03:268

3.Osman Tovërlani (Audi - DTM) +06.923

Plasmani ekipor:

1.DTM 50 pikë

2.Prizreni D&G 47

3.Kaçandolli PRT 42

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat