Vettel përgatit surprizën në Barcelonë: Ferrari ndryshe në garë

Formula 1

Vettel përgatit surprizën në Barcelonë: Ferrari ndryshe në garë

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:23
Vettel

Vendi i tretë në pistën e Barcelonës në përfundim të provave zyrtare nuk ka qenë rezultati që Sebastian Vettel shpresonte të arrinte, por piloti gjerman i Ferrarit pret një rezultat tjetër nga gara që zhvillohet sot. “Jam i kënaqur me kohën që dhashë në xhiron e fundit, ndërkohë që në përpjekjen e parë nuk arrita atë që synoja. Në xhiron e fundit pata një ndjesi më të mirë, se do të isha më i shpejti edhe pse nuk arrita të kap “pole position”, u shpreh Vettel.

“E dimë që në këtë pistë Mercedes është më e shpejtë, por besojmë se në garë do të jetë një situatë ndryshe nga ajo e provave zyrtare. Në dy sesionet e para isha më i shpejti, ndaj mund të tregojmë vlerat tona reale në garë”, tha më tej Vettel, që do ta nisë garën nga vija e dytë, në prah të shokut të skuadrës Kimi Raikkonen. Ndërsa në vijën e parë do të jenë dy makinat Mercedes, me Lewis Hamilton që renditet i pari, duke lënë Valtteri Bottas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat