Hamilton niset i pari në Çmimin e Madh të Spanjës

Formula 1

Hamilton niset i pari në Çmimin e Madh të Spanjës

Më: 12 maj 2018 Në ora: 16:41
Hamilton

Duhej të ishte hera e parë e Sebastian Vettel, por suprizën e ka bërë Hamilton, që për të tretin vit radhazi shkon në pole position në Barcelonë dhe për të dytën herë në këtë sezon. Në krah të tij niset shoku i skuadrës Bottas.

Dukej se do të ishte dita e Vettel, kur vendosi rekorde në dy sesionet e para të kualifikueseve, por Hamilton përmbysi gjithçka në sesionin e fundit kualifikues, duke e zbtitur kohën në 1.16.173, me rekordin e ri të Barcelonës. Shoku i tij i skuadrës Bottas, ishte vetëm 40 të mijëtat më ngadalë.

Vettel që bëri shkëlqyeshëm dy sesionet e para të kualifikueseve, duke vendosur kohët më të shpejta të të gjithë fundjavës dështoi në sesionin e tretë, ku në të dyja daljet nuk arriti të vendosej përpara njëvendësheve Mercedes. Koha e Vettel ishte 1.16.305, por në ndryshim nga dy pilotët e Mercedes që ishin me gomat supersoft, Vettel e arriti këtë kohë me gomat soft.

Dy njëvendëshet Mercerdes do të mbajnë vijën e parë të nisjes, pas tyre janë dy njëvendëshet Ferrari, me Vettel e Raikkonen, ndërsa Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo do nisen nga vija e tretë. Edhe Ricciardo do të niset me gomat soft. Në dhjetëshen e parë janë edhe dy pilotët spanjollë me Alonson e McLanren në vendin e 8 dhe Sainz me Renault në vendin e 9.

Ky është pole position i dytë për në këtë sezon për britanikun Hamilton, pas suksesit në Australi, ndërsa tani numëron 74 pole position në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat