Formula 1 synon një revolucion në sistemin e penalizimit të pilotëve

Formula 1

Formula 1 synon një revolucion në sistemin e penalizimit të pilotëve

Më: 10 maj 2018 Në ora: 08:05
Ilustrim

Liberty Media synon që brenda 2-3 sezoneve të heqë sistemin e penalizimit të pilotëve në startin e garës në rast se ata bëjnë ndryshime të makinave. Në vitin 2021, synohet që rregullorja e penalizimeve të ndryshojë tërësisht, për të mos dënuar pilotët dhe skuadrat që bëjnë modifikime që vijnë për arsye të ndryshme.

Kjo çështje do të hidhet për diskutim në mbledhjen e radhës së drejtuesve të FIA-s me drejtuesit e skuadrave.

Drejtori i garave Charlie Whiting ka shpjeguar se ideja është një rinovim tërësor i sistemit të penaliteteve që pilotët pësojnë para garave, në mënyrë që ato të ulen në minimum.

Dënimet më të mëdha nga komisarët e garës vijnë në rastet kur bëhet ndryshimi i kambios, por sistemi aktual i penalizimit do të jetë në fuqi deri në vitin 2021. Objkektivi i FIA-s është që penalitetet të zbatohen vetëm kur kalohet një numër i caktuar i kambios nga rregullorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat