Situatë e vështirë - Bota Sot
Situatë e vështirë

Formula 1

E mërkurë, 19 shtator 2018

Situatë e vështirë

Më: 9 maj 2018 Në ora: 15:56
Rossi

Pas një vendi të pestë ditën e diel në garën e zhvilluar në pistën e Jerez, pilotët e MotoGP kanë vijuar këto ditë testet e radhës në pistën spanjolle, ku kanë provuar disa ndryshime për të ardhmen. Këto teste kanë qenë të rëndësishme për motorin Yamaha, në vështirësi në këtë garë, ndaj Valentino Rossi ka qëndruar gjatë në pistë për të provuar gjërat e reja që ishin sjellë për test. “Bëmë shumë xhiro të të kuptuar se përse nuk jemi të shpejtë. Gjithsesi, puna e bërë ishte më së shumti për të ardhmen. Pres shumë gjëra të rëndësishme në testet e ardhshme dhe mendoj se në garën e radhës do të jemi më kompetitivë”, tha Rossi.

“Duhet të presim garën për të kuptuar se ku jemi realisht, pasi probleme kemi dhe nuk mund t’i fshehim. Patëm edhe një mbledhje me stafin e drejtuesit, ku sqaruan haptazi situatën dhe kjo është e rëndësishme për të kuptuar gjendjen. Unë kam besim tek Yamaha, besoj te puna e tyre dhe shpresoj që kjo situatë e komplikuar të zgjidhet sa më shpejt. Muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm”, u shpreh më tej Rossi, që ka besim në garat e radhës së botërorit. “Janë disa pista që na përshtaten shumë dhe me modifikimet e bëra mund të jemi më kompetitivë. Unë besoj se do të jemi më të shpejtët në pjesën e dytë të kampionatit”, deklaroi piloti italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test