Fundjavë atraktive - Bota Sot
Fundjavë atraktive

Formula 1

E premte, 22 qershor 2018

Fundjavë atraktive

Më: 4 maj 2018 Në ora: 15:25
Pamje nga një garë

Gjatë dy ditëve të fundjavës, në Sllatinë do të mbahet gara e parë Drag Race për këtë vit nga katër sa janë në kalendarin e garave të Federatës së Auto Sportit të Kosovës. Megjithëse zyrtarët e FASK-ut hezituan për mbajtjen e garës, për shkak se meteorologët parashikojnë mot me shi, entuziazmi i madh i pjesëmarrësve ka bërë që gara të mbahet ashtu siç ishte paraparë. Sipas njoftimeve të FASK-ut, interesimi për të marrë pjesë është mjaft i madh dhe përveç garuesve vendorë dhe nga diaspora jonë, do të ketë garues edhe nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia. Gara do të mbahet në tri kategori:

Veturat që tërheqin me rrota të përparme

Veturat që tërheqin me rrota të pasme

Veturat që tërheqin me të gjitha rrotat

Të shtunën në program janë: paraqitja në garë, pajisja me numrat startues, verifikimi i dokumentacionit, kontrollimi teknik i veturave dhe më pas vozitjet e lira, përmes së cilave secilës veturë do t’i matet koha dhe do t’i caktohet klasa. Përveç Federatës së Auto Sportit të Kosovës dhe Auto Klubit Eurogoma, në mbarëvajtjen e garës do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test