Me disa ndryshime në Formula 1 - Bota Sot
Me disa ndryshime në Formula 1

Formula 1

E diel, 24 qershor 2018

Me disa ndryshime në Formula 1

Më: 1 maj 2018 Në ora: 16:34
Me disa ndryshime në Formula 1

Të shqetësuar nga numri i ulët i parakalimeve në dy sezonet e fundit dhe garave pa shumë emocione në Formula 1, FIA dhe Liberty Media kanë kërkuar që të bëhen disa ndryshime urgjente në të mirë të sportit. Përmes një komunikate zyrtare, FIA bën me dije se makinat që do të zbresin në pistë botërorin e ardhshëm do të kenë disa ndryshime aerodinamike në pjesën e përparme, që ndikojnë shumë në rritjen e shpejtësisë dhe uljen e forcës së frenimit. Ndryshime do të ketë edhe në pjesën e pasme të makinave, ku krahët do të jenë më të gjatë dhe të thellë, duke ndihmuar në shtimin e parakalimeve në pistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test