Vettel “pole position” edhe në Baku, lë pas dy makinat Mercedes

Formula 1

Vettel “pole position” edhe në Baku, lë pas dy makinat Mercedes

Më: 28 prill 2018 Në ora: 16:50
Sebastian Vettel

Sebastian Vettel me Ferrari ka siguruar sot “pole position” në pistën e Baku, në garën e 4-t sezonale të Formula 1, atë të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, e cila do të zhvillohet nesër (starti ora 14:10). Një paraqitje e shkëlqyer e pilotit gjerman të “kokëkuqes”, që pas një të premte zhgënjyese, sot bëri një xhiro perfekte, duke dhënë kohën 1’41”498. Në vendin e dytë u rendit Lewis Hamilton me Mercedes, duke e nisur garën nga vija e parë e startit, në krah të Vettel, ndërsa i treti u rendit Valtteri Bottas (Mercedes).

Ky është “pole” i tretë radhazi për Vettel, që po bën një paraqitje të shkëlquer me Ferrarin e tij këtë sezon. Në vendet 4-5 u klasifikuan dy makinat Red Bull, me Daniel Ricciardo që ishte më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës Max Verstappen. Ata kanë pas makinën tjetër Ferrari, atë të Kimi Raikkonen, i gjashti edhe pse ishte më i shpejti në dy sesionet e mëparshme, por gaboi në xhiron e fundit. Renditja e “Top 10” makinave më të shpejta sot kompletohet me Ocon (Force India), Perez (Force India), Hulkenberg (Renault) dhe Sainz (Renault).

Në përfundim të sesionit të parë të provave zyrtare u eliminuan Vandoorne (McLaren), Gasly )Toro Rosso), Ericsson (Sauber), Hartley (Toro Rosso) dhe Grosejan (Haas), me këtë të fundit që nuk arriti të jepte asnjë kohë. Ndërsa më i shpejti ishte Kimi Raikkonen (Ferrari).

Ndërsa në mbyllje të sesionit të dytë të provave zyrtare, pilotët që u eliminuan nga gara për “pole” ishin Stroll (Williams), Sirotkin (Williams), Alonso (McLaren), Leclerc (Sauber) dhe Magnussen (Haas). Ndërkohë që, sërish Kimi Raikkonen ishte më i shpejti në pistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat