Lorenzo: Rossi më kopjonte kur ishim së bashku te Yamaha

Formula 1

Lorenzo: Rossi më kopjonte kur ishim së bashku te Yamaha

Më: 28 prill 2018 Në ora: 07:17
Jorge Lorenzo dhe Valentino Rossi

Mes Jorge Lorenzo dhe Valentino Rossit nuk ka patur kurrë një marrëdhënie të mirë te Yamaha, kur pilotonin me të njëjtin motor, aq sa mes tyre nuk qarkullonte asnjë informacionin në lidhje me zhvillimin e motorit. Polemikat arritën kulmin në vitin 2015, kur Lorenzo u shpall kampion bote në Moto GP në dëm të Rossit, falë “bashkëpunimit” me Marc Marquez. Pas atij momenti nuk kanë munguar akuzat mes sportistëve, deri në largimin e spanjollit te Ducati.

Lorenzo, në autobiografinë e tij të publikuar së fundi, mes rreshtave rrëfen edhe marëdhënien që ka patur me Rossi, duke shkruar: “Valentino sapo ishte kthyer te Yamaha dhe të gjithë donin ta rikthenin në nivelin e dikurshëm. Një ditë mësova se përgatitësi im kishte qenë me Rossin dhe trajnerin e tij në shtëpinë e italianit dhe i kishte shpjeguar se si stërvitesha unë. Valentino nisi të stërvitej në të njëjtën mënyrë se si veproja unë dhe pas atij moment u rikthye kompetitiv”, tha Lorenzo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat