Ricciardo: U zhgënjeva shumë në Bahrein - Bota Sot
Ricciardo: U zhgënjeva shumë në Bahrein

Formula 1

E hënë, 20 gusht 2018

Ricciardo: U zhgënjeva shumë në Bahrein

Më: 26 prill 2018 Në ora: 14:46
Ricciardo: U zhgënjeva shumë në Bahrein

“Te Red Bulli kam kaluar shumë kohë, duke nisur që nga skuadra e të rinjve, por duhen vlerësuar shumë gjëra të lidhura bashkë në një pikë të caktuar.”

Fjalë me “aromë” lamtumire këto të Daniel Ricciardos në konferencën për shtyp të zhvilluar në Baku, në prag të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, duke vërtetuar zërat për largimin e mundshëm nga skuadra austriake në fund të këtij viti.

“Kam folur vetëm me Red Bullin, jo me Mercedesin apo Ferrarin. Do të vendos në verë për të ardhmen time. Sigurisht që nuk e lë Red Bullin për të qenë pilot i dytë në një skuadër tjetër. Kudo që do të shkoj, dua të kem shansin për të qenë kampion bote. Gjithsesi, do të kem kohën e nevojshme për të vendosur për të ardhmen”.

Australiani shfaqet optimist para garës së kryeqytetit azer, Baku.

“Nuk kam patur shumë suksese, për këtë arsye secili është i veçantë. Para suksesit të fundit kisha fituar pikërisht në Baku, por kishte kaluar shumë kohë. U zhgënjeva shumë në Bahrein, pasi dola nga pista pas disa xhirove, por e shfrytëzova më së miri për ta kaluar këtë periudhë të vështirë. Dëshirojmë të jemi në garë për objektiva të mëdha. Në Kinë e shfrytëzova më së miri makinën e sigurisë, por jo gjithmonë është e mundur të nisesh i pari”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test