Red Bull i vendos afat Ricciardon

Formula 1

Red Bull i vendos afat Ricciardon

Më: 25 prill 2018 Në ora: 19:28
Red Bull i vendos afat Ricciardon

Red Bull i ka vendosur afate pilotit australian Daniel Ricciardo në lidhje me qëndrimin e tij te makina austriake edhe gjatë 2019-ës. Shefi i makinës së Red Bull, Christian Horner, ka thënë sot se Ricciardo duhet të japë sa më shpejt të jetë e mundur një përgjigje, në të kundërt ka gati emrin alternativë. Dhe ai është Carlos Sainz. “Afati i fundit që Ricciardo duhet të japë një përgjigje është fundi i gushtit, kur përfundojnë pushimet verore. Pas këtij muaji, nujk do të presim më dhe do të marrim ne një vendim”, tha Horner.

Ricciardo, fitues një javë më parë i garës së zhvilluar në Kinë, ka kërkuar nga Red Bull një makinë të shpejtë, me të cilën të jetë kompetitiv dhe të fitojë të tjera gara, në të kundërt do të shohë për alternative të tjera. “Ne dëshirojmë që të vazhdojmë garën tonë vitin e ardhshëm me Ricciardo, por nëse kjo gjë nuk ndodh kemi mjaft alternativa të mira. Sainz duket alternativa më e mirë, është nën kontratë me ne, por ka edhe mjaft pilotë të tjerë të rinj që po vëzhgojmë”, deklaroi për mediat Chris Horner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat